Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Ekip i plotë për Dajën, Partizani vazhdon stërvitje intesive

Partizani vazhdon stërvitjen me ritme të larta para sfidës ndaj Laçit. Kjo sfidë është vlerësuar në maksimum nga të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja, që duan të marrin fitoren e tretë radhazi pas triumfeve ndaj Kukësit në kampionat dhe Apolonisë në Kupën e Shqipërisë.

Te “demat e kuq”, grupi ka qenë i plotë. Mala ka kryer seancë të plotë stërvitore, e cila kishte profil tekniko-taktik. Daja ka zgjedhur këtë profil stërvitjeje tre ditë para sfidës me Laçin. Përveç Malës, i cili u rikthye nga Shpresat U-21, sot do të rikthehet edhe kapiteni Hoxha, nga grumbullimi me Shqipërinë.

Jasir Asani dhe Uilliam Kordeiro Melo, kanë kryer stërvitje të diferencuar. Madje, dy futbollistët publikuan në profilet e tyre në “Instagram” dhe një video, ku i shpallën “sfidë” njëri-tjetrit se kush ishte më i gjatë. Në fund, shpërthyen dhe të qeshurat. Asani po ashtu, ende po trajtohet me ndihmë mjekësore, për shkak të tërheqjes muskulore që ka pësuar në kofshën e djathtë.

Ndërsa Enea Bitri, qendërmbrojtësi i “demave”, i thuri elozhe shokut të skuadrës Eraldo Çinarit, duke e konsideruar si kundërshtarin më të vështirë. Një seancë stërvitore që ka shkuar shumë mirë për trajnerin Ilir Daja, i cili pak e nga pak po rikuperon të gjithë lojtarët dhe grupi, sa vjen e po konsolidohet.

Related posts

Gjashtë kandidatura për të marrë vendin e Wenger te Arsenal…

Sadik.Autor

Shprehet Willian: Reali dhe Barcelona janë ëndër e të gjithëve

Q.Autor

BEFASI NË MERKATO/ Napoli mendon të zëvendësojë Insigne me futbollistin shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment