Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Real Madrid nis kontaktet me Sergio Ramos, ka një problem për rinovimin

Mbrojtësi Sergio Ramos ka nisur negociatat me klubin e Real Madridit për të rinovuar kontratën sipas asaj që shkruan ESPN. Të dyja palët duan të zgjasin bashkëpunimin, pasi kapiteni po kalon një formë shumë të mirë.

Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon në qershorin e 2021 dhe futbollisti është i lirë të negociojë me klube të tjera që prej janarit. ESPN shkruan se në qershor palët kishin rënë dakord të nisnin bisedimet pas verës, por situata me pandeminë ndaloi gjithçka.

Agjenti i lojtarit dhe drejtuesit e klubit kanë rinisur kontaktet në javët e fundit dhe mund të arrihet marrëveshja për pak kohë. Problemi i vetëm mbetet te kohëzgjatja, pasi mbrojtësi do kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Reali do vetëm kontrata 1-vjeçare për lojtarët deri në moshën 30-vjeçare.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari zbulon njëvendëshen e sezonit 2021, Leclerc e Sainz gati për betejë

Delo.autor

Milan – Sampdoria, formacionet zyrtare

Q.Autor

TANI NUK ËSHTË MË I PAPREKSHËM/ Hysaj nuk është zgjedhje e parë në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment