Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ “Çmenduri” në Manchester për kthimin e CR7, “Djajtë e Kuq” paralajmëron tifozët

Kthimi i Cristiano Ronaldo-s në Manchester ka gjeneruar shumë entuziazëm te tifozët e United.

Biletat e ndeshjes së 11 shtatorit kundër Newcastle janë shitur që tani, por ka nga ata që e kanë blerë biletën për t’i shitur përsëri më pas me një çmim më të lartë, duke arritur deri në pothuajse 3 mijë euro.

Sipas Times, ka disa platforma për rishitjen e biletave me çmime që shkojnë nga 290 në mbi 800 euro dhe deri të një pikë tjetër ku shiten vende për më shumë se 2900 euro.

Djajtë e Kuq kanë publikuar një komunikatë për shtyp:

“Këshillojmë tifozët tanë të mos blejnë bileta nga burime të paautorizuara. Këto bileta shpesh nuk janë të vlefshme, duke i lënë tifozët të zhgënjyer dhe duke e bërë të pamundur që të shohin ndeshjen”.

Related posts

NË ITALI TË SIGURT/ Coincecao do të largohet nga Milan pavarësisht finales së Kupës së Italisë

F.autor

CHELSEA-FULHAM/ “Blutë e Londrës” me mungesa të mëdha në ktë mdeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DRIDHEN VERDHEKUQTË/ ARSENALI gjen zëvendësuesin e Welbeck tek ROMA

Isa.Autor

Leave a Comment