Sport Të tjera

“PËR MOMENTIN JAM MOTIVUAR PËR…”/ Federer i pakënaqur nga rikuperimi dhe vë në dyshim rikthimin

Roger Federer, në një intervistë për mediat zvicerane, ka folur për gjendjen e tij fizike. Ai nuk luan që prej korrikut të vitit të kaluar, pas eliminimit nga Wimbledon. “Mendoj se do të kem një situatë më të qartë të gjendjes time fizike në muajin prill. Vetëm atëherë mund të them se në çfarë gjendje është trupi im”, u shpreh fituesi i 20 grand slam.

“Deri më tani nuk kam nisur ende të vrapoj, nuk kam bërë ushtrime të forta, kërcime, nisje apo ndalesa të papritura siç ndodh në sportin tonë. Shpresoj që këto ushtrime t’i nis pas disa javësh dhe më pas të shoh se si do të reagojë trupi im. Kam nevojë për të parë gjithë këto gjëra para se të vendos për t’u rikthyer në fushë”, tha Federer.

“Për momentin jam i motivuar për të bërë sa më mirë këtë fazë rehabilitimi dhe më pas do të vendos nëse do të luaj këtë vit apo jo. Punoj sa më fort të jetë e mundur. Gjërat po ecin pak avash nga parashikimi, do të doja të ecja pak më shpejt, por mjekët dhe stafi më thonë se gjërat duhet të vijnë gradualisht”, tha Roger Federer.

Related posts

CHAMPIONS/ Juventus triumfon në Gjermani, Bayern thyen Tottenhamin e Mourinhos. Ja rezultatet

Delo.autor

TEUTA-PARTIZANI/ Momente tensioni në “Niko Dovana”, gjyqtari ndëshkon 4 lojtarë me karton të… (VIDEO)

Delo.autor

Mesazhi i fortë i Klodiana Shalës për sportistët e rinj: Largohuni nga Shqipëria!

Sadik.Autor

Leave a Comment