Futboll Sport

KOSOVË-MOLDAVI/ “Dardanët” kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Fadil Vokrri” (FORMACIONET ZYRTARE)

Kosova luan sot në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e fundit për këtë edicion kundër Moldavisë, të vlefshme për grupin 3 të Ligës së Kombeve.

Dy skuadrat mbyllin tabelën, teksa “Dardanët” pozicionohen të parafundit me vetëm një pikë më tepër se moldavët. Edhe në këtë takim, trajneri Bernard Shaland do t’i mungojë ekipit, pasi për të tretën herë ka rezultuar pozitiv në testin për “COVID-19”.

Që prej datës 11 nëntor, zvicerani është i izoluar në një hotel në Durrës, por gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë dhe sipas njoftimit të Federatës së Kosovës, trajneri është pa simptoma. Kosovën do ta drejtojë sot sërish zv.trajneri Muharrem Sahiti.

FORMACIONET ZYRTARE:

KOSOVA: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dresheviç, Hadërgjonaj, V.Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Kastrati, Muriqi.

MOLDAVIA: Namasko, Platika, Armash, Efros, Jarden, Ioanita, Kebotaru, Spataru, Turkan, Reabçiuk, Nikolaesku.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mbulon fytyrën me perde, por në fund e zbulojnë… (EMRI+VIDEO)

Delo.autor

PORTUGALI-HOLANDË/ Nations League, Ronaldo kundër Van Dijk (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Holanda përmbys Poloninë dhe e mbyll grupin në vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment