Futboll La Liga Sport

“AI MË KA TRAJTUAR SI NJË M*T”/ Ish-portieri i Barcelonës: Mendon se është në FIFA, sikur po…

Karriera si trajner e Victor Valdes, ish-portieri i Barçës së mrekullive, vazhdon të jetë e komplikuar.

Kur ka marrë drejtimin e të rinjve të klubit katalanas, ka treguar menjëherë një temperament të pakontrollueshëm, që i ka kushtuar shkarkimin pas vetëm pak muajsh.

Tani, ai ka një ekip të ri, atë të Horta-s, ekip i Kategorisë së Tretë, por edhe aty gjërat nuk shkojnë mirë. Siç ka shpjeguar Sport.es, në fillim Vidal ka vendosur të shkarkojë dy bashkëpunëtorë të tij, më pas ka bërë të njëjtën gjë me një pjesë të ekipit të parë.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë polemika, veçanërisht nga ana e sulmuesit Sergi Moreno, i cili ka thënë: “Gabimet nuk i ka bërë Horta, por Victor Valdes. Jemi futbollistë, por jemi edhe qenie njerëzore dhe ai më ka trajtuar si një mut”.

“Ishim në palestër duke bërë ushtrime kur ka ardhur afër meje, Adri-t dhe Coro-s dhe na ka thënë se nuk kishte më besim te ne, se nuk ishim futbollistët që ai priste”.

“Mendon se është në FIFA, sikur po luan me video-lojëra. Në  dhomat e zhveshjes ka tension, lojtarët nuk po luajnë si dinë. Dhe është për të ardhur keq, sepse Horta ka një organikë me të cilën mund të luftojë për çdo objektiv, por nuk po ia del”.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ UEFA i beson finalen Bayern-Sevilla arbitrit anglez…

Delo.autor

LARGIMI I MESSIT PREK LEGJENDAT E BARCELONËS/ Ish-futbollistët postojnë fjalë prekëse për “pleshtin”

Delo.autor

CHAMPIONS/ “Los Blancos” mposht Inter në “San Siro” dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

Delo.autor

Leave a Comment