Futboll Sport

RUSI 2018/ Willian i djeg ende humbja 7-1: Brazil, nuk të falen më gabimet në Botëror!

Brazili nuk mund të lejojë të bëjë ndonjë gabim në Rusi, nëse do të fitojë një trofe të gjashtë të Kupës së Botës këtë verë, sipas Willian. “Selecao” shihet si një nga konkurrentët kryesorë për garën dhe do ta fillojë udhëtimin e vet në Grupin E me ndeshjet kundër Zvicrës, Kosta Rikës dhe Serbisë.

Brazili arriti deri në gjysmëfinale të turneut të fundit, katër vite më parë, derisa u rrëzua me një humbje shokuese 7-1 ndaj Gjermanisë. Këtë vit, megjithatë, Willian thotë se synojnë ta përshkojnë të gjithë rrugën për titullin, por nuk mund të lënë asnjë vend për gabime në fazat e mëvonshme.

“Shpresa ime është më e mirë, – tha ylli i Chelsea. – Mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyeshme në kualifikime, por duhet të ndjekim të njëjtën mënyrë edhe në Kupën e Botës, sepse ne jemi në rrugën e duhur. Mendoj se do të ecim mirë në Kupën e Botës. Është e vështirë për t’i identifikuar favoritët.

Ekzistojnë katër, ose pesë skuadra, përfshirë Brazilin, që mund të arrijnë të njëjtin nivel. Kampionati Botëror është një turne që praktikisht nuk lejon gabime, sidomos në fazën finale. Nga Kampionati Botëror i fundit kemi mësuar gjërat e mira dhe të këqija të turneut, sidomos nga momenti kur u eliminuam. Pritshmëritë janë se ne mund të përjetojmë vetëm gjërat e mira”.

Willian, 29 vjeç, thotë se ka qenë një ëndërr e fëmijërisë së tij për të përfaqësuar Brazilin në Kupën e Botës dhe është në kërkim të një eksperience të dytë, pas poshtërimit në atdheun e vet, në vitin 2014. “Kur isha fëmijë ëndërroja të vishja fanellën e “Selecao” në një Kupë Bote, – shtoi ai.

 Duke luajtur në Botërriun e parë ishte tashmë një ëndërr e vërtetë. Tani do të jem në gjendje të luaj në Botërorin e dytë, një mundësi që pak njerëz e kanë. Sigurisht që është në kokën time të fitoj titullin. Kjo është ëndrra ime më e madhe, por i njoh vështirësitë me të cilat do të përballemi për të arritur këtë qëllim. Kupa e Botës është momenti përfundimtar për çdo lojtar. Është mundësia për të përfaqësuar vendin tënd në turneun më të madh në botë”.

Brazili e fillon turneun e kësaj vere kundër Zvicrës, më 17 qershor

Related posts

E PABESUESHME NË NATIONS LEAGUE/ Greqia shënon një EURO GOL ndaj Moldavisë (VIDEO)

Delo.autor

VOLEJBOLL/ U zyrtarizua në krye të Tiranës, trajneri Sako: Bardheblutë, të etur për trofe

Delo.autor

HISTORIA RRËNQETHËSE/ Kur Franca fitonte Botërorin 98′, Kante mblidhte plehra në…

Isa.Autor

Leave a Comment