Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Kush është “asi nën mëngë” i trajnerit Pirlo që i lë të gjithë pas

Pa asnjë hije dyshimi, 2020- ta është viti i Huan Guijermo Kuadrados, i cili në krah të djathtë ka sjellë pak futboll vallëzues në lojën e Andrea Pirlos, dhe jo vetëm. Kolumbiani është rizbuluar gjithashtu si njeriu-asist, vendimtar si askush në kampionat, por mbi të gjitha në Europë.

Teknik dhe deciziv, i kthjellët dhe maratonomak në të gjithë fushën, ish-lojtari i Çelsit është gjithnjë më i rëndësishëm për skuadrën në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Edhe Juventusi është i ndërgjegjshëm për këtë dhe në “Twitter” i ka dedikuar një video me të gjitha asistet e tij, që janë plot tetë këtë sezon: 3 në kampionat dhe plot 5 në Champions.

Jo keq, duke marrë parasysh 15 prezencat e tij në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Edhe profili i bardhezinjve në rrjetet sociale mbeti pa fjalë për ecurinë e pabesueshme të kolumbianit, i cili në Serinë A është një nga lojtarët më të përdorur nga Andrea Pirlo. Për të janë 892 minutat në fushë (i pari në këtë klasifikim special) dhe mesatarisht vrapon 10.249 km për ndeshje. “Është një lojtar klasi. Meriton më shumë vlerësim. Faleminderit Huan, lojtar dhe njeri i shkëlqyer.

Njëri nga ne, – lexohet në një koment të një tifozi. – Përveç teknikës, ka treguar gjithnjë lidhje me fanellën. Ka bërë gjithçka për t’u rikthyer pas huazimit të parë. Kudo ku e vendos në fushë, përplaset pa u kursyer. Është sheshues në dhomat e zhveshjes. Çfarë mund të kërkosh tjetër? Duhet vetëm ta klonojmë!” Rëndësia e Kuadrados në Juventusin e ri nuk është më një sekret dhe përfaqëson një prej filozofive më të suksesshme të lojës së re të Pirlos.

Është shumë më tepër se një mbrojtës i thjeshtë, gati një sulmues i shtuar. Trajneri nuk ka hequr kurrë dorë nga mbrojtësi i krahut, përveç ndeshjes kundër Krotones në kampionat, ku ai e nisi nga stoli dhe në Europë, në ndeshjen e kthimit kundër Dinamos së Kievit. 32-vjeçari dominon edhe në Champions, ku udhëheq klasifikimin e pasimeve për gol (5 asiste) dhe renditet përpara kampionëve si Kevin de Bryjne (4) dhe Tomas Myler (3).

Related posts

TRAJNERI PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ U dëmtua në sfidën ndaj Portos, ja ekzaminimet për lojtarin e Juventus…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Incident në dhomat e zhveshjes, Kepa përplaset me Kabazheron

Delo.autor

ELIMINIMI NGA KUPA E SHQIPËRISË/ Trajneri i Apolonisë: Rezultat zhgënjyes, do të bëjmë analizë

Delo.autor

Leave a Comment