Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-ATALANTA/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Ronaldo dhe Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Juventusi kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi ka mundur Torino dhe Genoa, por në të njëjtën kohë t’i bëjë presion kreut të renditjes, Milanit në këtë moment…

Bardhezinjtë sonte gjejnë Atalanta përallë, që gjithashtu dëshiron të kthehet në garë për Scudetto pasi ka humbur pak terren, dhe pse duhet thënë se ka një ndeshje më pak.

Ndeshja do të luhet sonte në orën 18:30 në “Allianz Stadium”, ndërsa Pirlo e quan Atalanta një “ekip big dhe realitet tashmë. Duhet ta fiksojmë në tru se nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Në anën tjetër, Gasperini dhe Papu Gomez duken larg njëri-tjetrit, por afër kur vjen puna te fusha, edhe pse sot argjentinasi e nis nga stoli.

Andrea Pirlo gjen Morata, kurse Dybala dhe Kulusevski e nisin nga stoli.

Ramsey do ta nisë në stol, ndërsa Chiesa do të veprojë majtas me McKennie gjithmonë në gjysmë të rrugës midis anës së djathtë dhe sulmuesit.

Gian Piero Gasperini lë Papu Gomez në stol, dhe ne do të shohim nëse ai hyn brenda. Pessina dhe Malinovskyi prapa Zapatës, në mbrojtje është Palomino.

Këtu janë formacionet zyrtare të Juventus-Atalanta.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, de Ligt, Bonuçi, Danilo; McKennie, Arthur, Bentancur, Chiesa; Ronaldo, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

Atalanta (3-4-2-1): Gollini; Palomino, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Pessina; Zapata. Trajner: Gian Piero Gasperini.

Related posts

JUVENTUS KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Ja dhurata me kosto zero për trajnerin Pirlo në merkaton e janarit…

Delo.autor

FROSINONE – MILAN/ “Kuqezinjtë” synojnë të dalin nga kriza me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Shkëndija do edhe Kupën, në rast suksesi feston edhe Shkupi

Sadik.Autor

Leave a Comment