Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Skënderbeu dhe Kampionët e Superiores ndajnë pikët në Korçë

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë Superiore. Ndeshja që në fillim nisi shumë mirë, me të dyja skuadrat që kishim dy raste të arta shënimi, fillimisht Skënderbeu me Mensah dhe më pas Tirana me Najdovskin. 

Pas disa mundësve të nëjpasnëjshme, ishin korçarët ata që shënuan të parët, me anë të Uendi Marës, i cili pas një kombinimi perfekt me Mensah, ia del ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 42’.

Pjesa e dytë nisi me Tiranën më kërkuese, por në minutën e 67’ bardheblutë mbetën me 10 lojtarë pasi Ismajgeci u ndëshkua me karton të kuq, pas një momenti nervozizmi me Qaqin.

Kur mendohej se për Tiranën gjërat u vështirësuan, ky karton i kuq i zgjoi bardheblutë, të cilët vetëm 3 minuta më vonë gjetën golin e barazimit me Idriz Bathën, i cili shënoi pas një aksioni të krijuar nga ai vetë. Pas kësaj kampionat kishin edhe raste të tjera, por nuk ia dolën të shënonin golin e përmbysjes.

Related posts

NEUER BËRI PRITJEN E VITIT/ Komentatori “ÇMENDET” pas KLASIT të gjermanit (VIDEO)

Delo.autor

10 derbit e futbollit që nuk duhen humbur

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Arsenal mposht Bavarezët në “International Champions Cup 2019” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment