Futboll Premier League Sport

BARAZIMI I DYTË RADHAZI/ West Brom ndal Manchester City-n dhe ndajnë pikët

Manchester City është ndalur përsëri në kampionat.

Skuadra e Pep Guardiola-s ka marrë barazimin e dytë radhazi pasi nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 1-1 kundër WBA-së në javën e 13-të të kampionatit.

Qytetarët kanë kaluar në avantazh në minutën e 30-të me Gundogan, por janë ndëshkuar të 43-ën pas një autogoli të Dias.

Ky ka qenë goli i parë i pësuar nga skuadra e Pep në 10 orë e 8 minuta në të gjitha kompeticionet, pas golit të Giovani Lo Celso për Spurs në nëntor.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar në pjesën e dytë dhe WBA ka arritur të largohet me një pikë nga Eithad Stadium.

City është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes me 20, ndërsa WBA mbetet në vendin e parafundit me 7 pikë.

Related posts

“KLUBI I THA PO, PASTAJ…”/ Mesfushori Kroos zbulon çfarë ndodh me Bale tek Real Madrid

Delo.autor

REFUZON SUPER OFERTËN E ARSENALIT/ Vlahovic: nuk flitet për para, por ambicje

Delo.autor

Cagliari – Milan, formacionet e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment