Champions League Futboll Sport

BARCELONA-JUVENTUS/ Ronaldo rikthehet në “Camp Nou”, ja si e presin tifozët CR7 (VIDEO)

Juventus ka mbërritur tashmë në Barcelonë për sfidën e fundit të fazes së grupeve në Champions League kundër Blaugranave.

Por të gjithë sytë kanë qenë mbi portugezin Cristiano Ronaldo, i cili është përshëndetur nga qindra tifoz, të cilët ishin mbledhur pranë hotelit të Juventusit.

Megjithëse masat për mbrojtje nga COVID-19 në Barcelonë janë mjaft të forta, qindra përkrahës ishin mbledhur për ta mirëpritur portugezin në Katalonjë.

Tifozët e mbledhur brohoritën thirrjen e famshme të Ronaldos: “Siuuuuuuuu”, e cila ndodh në stadiume gjithmonë kur shënon CR7-ta.

Duke qenë se të dy skuadrat janë kualifikuar tashmë në rundin e 16 më të mirëve, e gjithë vëmendja është në duelin Messi-Ronaldo.

Kjo është hera e parë që Messi dhe Ronaldo do të takohen që prej vitit 2018, kur portugezi iu bashkua Juves nga Real Madrid.

Barcelona-Juventus luhet sot në ora 20:45., ndërsa ndeshja e parë u mbyll me fitoren 0-2 të blaugranave.

Related posts

19 VITA PAS FIRMËS ME JUVENTUS/ Buffon luan sot për rekordin. Kalon Paolo Maldinin

Delo.autor

UZUNI NUK NDALET/ Shqiptari shënon pas 7 minutash (VIDEO)

F.autor

MIQËSORJA E YJEVE SHQIPËRI-ITALI/ Bogdani rihap sfidën, protestojnë italianët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment