Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BËN GJESTIN E MADH/ Igli Tare rikthehet në origjinë, dhuron bazë materiale për ekipin e Tepelenës

Igli Tare futbollisti i Kombëtares shqiptare që mban rolin e Drejtorit Teknik në radhët e skuadrës së njohur italiane të Lacios, nuk e harron origjinën e tij, Tepelenën dhe Nivicën.

Në verën e shkuar, Igli Tare e vizitoi qytetin jugur dhe pikat turistike, ndërsa ai premtoi për kryebashkiakun Tërmet Peçi si dhe trajnerin Ilir Selimi, dy miq të hershëm të tij si dhuatë bazë materiale për skuadrën.

Baza materiale pritet që të mbërrijë te Tepelena, që tashmë do të ketë dhuratë një palë uniforma nga vetë Igli Tare, që duket se nuk e harron Shqipërinë dhe origjinën e tij.

Skuadra e Tepelenës, militon në Kategorinë e Dytë dhe drejtohet nga ish-mbrojtësi i spikatur Ilir Selimi, që ka luajtur në elitë me Luftëtarin dhe Dinamon, por që ka veshur edhe fanelën kuqezi.

Në saj të bashkëpunimit me kryebashkiakun Tërmet Peçi, Ilir Selimi është duke e mbajtur gjallë futbollin në Tepelenë, e madje disa herë skuadra i është afruar edhe ngjitjes në të Parën…

Në një prononcim për “Vipsport.al”, ka folur trajneri Ilir Selimi që ka pohuar: “Igli Taren e kam mik, por edhe të atin e tij, z.Isa apo dhe vëllain Auronin, na ka bashkuar sporti.

Unë kam qenë në Tiranë ku edhe kam luajtur dhe raportet e mira i kemi ruajtur në fillimet e viteve 90-të, pasi kam qenë pjesë e Dinamos, por vesha edhe fanelën kuqezi.

Në verë Iglit i lindi dëshira edhe në saj të miqësisë, si me mua ashtu edhe me kryebashkiakun Tërmet Peçi që është shumë dashamirës në futboll që të n ndihmoj me uniforma, duke qenë se ka origjinën nga Tepelena.

I jemi mirënjohës Iglit dhe sigurisht na vjen mirë që ka sukses me Lacion”, – tha Ilir Selimi, trajneri i Tepelenës.

Related posts

LËSHON SINJAL PËR EDY REJAN/ Lojtari shqiptar shënon super gol në Slloveni, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

NDRYSHON DESTINACIONIN E PREFERUAR/ James Rodriguez nuk dëshiron Napolin, por…

Delo.autor

S’KA FALJE PAS TRADHTISË/ Wanda Nara e vendosur, gati të divorcet nga Icardi

Delo.autor

Leave a Comment