Futboll Sport

“KJO TAKTIKË E KANE ËSHTË NJË SHEMBULL I KEQ PËR TË RINJTË”/ Vjen sulmi i papritur nga Anglia për yllin e Tottenham

Harry Kane po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Tottenham, por kjo nuk e mbron yllin e Jose Mourinho-s nga kritikat.

Siç ka shpjeguar SportBible, ka qenë Refsupportuk që ka drejtuar gishtin kundër anglezit. Refsupportuk është një shoqatë jofitimprurëse që mbështet arbitrat e çdo kategoria.

Këtë herë janë arbtirat e Premier League që mund të kenë nevojë për mbështetjen e shoqatës së lartpërmendur, sepse Kane përdor një lëvizje që mund të jetë e rrezikshme për kundërshtarët.

Anglezi, në fakt, e ka zakon të përdorë kurrizin e tij për të krijuar kontakt me mbrojtësin kur ka topa të lartë, shpesh pa kërkuar as topin, por duke parë me vëmendje pozicionin e kolegut.

Ura klasike që, siç ka ndodhur kundër Arsenal-it në përplasjen me Gabriel, shkakton rrëzime të rrezikshme për mbrojtësit.

Refsupportuk thekson sesi kjo taktikë e Kane është në gjendje të vërë në rrezik futbollistet dhe u kërkon arbitrave të Premier League ta ndëshkojnë sulmuesin e Mourinho-s, i cili ka fituar edhe disa penallti në favorin e tij si në rastin e kontaktit me Lallana-n në ndeshjen kundër Brighton-it.

Një shembull shumë i keq për shumë të rinj, ka shpjeguar shoqata:

“Siç ndodhe me çorapet Grealish, festimin e Cristiano Ronaldo-s ose kthesën e Cruijff, të rinjtë imitojnë atë që bëjnë kampionët në TV. Dhe kjo është një taktikë e rrezikshme që duhet parë me kujdes”.

A do ta përdorë përsëri kurrizin Kane? Ku i dihet, por polemikat kanë nisur.

Related posts

I AKUZUAR PËR DY VEPRA PENALE/ Gjykata vendos “arrest shtëpie” për një muaj për presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademin

F.autor

“RINOVIMI I KONTRATËS ËSHTË LARG”/ Agjenti i Insigne: Gjithçka mund të ndryshojë në janar, topi te Napoli

Delo.autor

Beccalossi: Mancini te Italia në kohën e duhur

Sadik.Autor

Leave a Comment