Champions League Futboll Sport

BARCELONA-JUVENTUS/ “Jashtëtokësori” përballë “Përbindëshit”, pritet një ndeshje spektakolare (FORMACIONET ZYRTARE)

Sfidë për vendin e parë në grup.

Por Barcelona-Juventus është edhe Leo Messi kundër Cristiano Ronalsdo: sfida e 36 mes dy alienëve.

Bardhezinjve u duhet një fitore me dy gola diferencë dhe duke shënuar të paktën tre për të fituar grupin: një mision aspak i lehtë, por katalanasit nuk po kalojnë një moment të mirë.

Koeman ka bërë disa ndryshime në krahasim me formacionin që ka humbur 2-1 në kampionat kundër Cadiz. Trincao dhe Pedri kompletojnë sulmin me Messi dhe Griezmann. Në mesfushë, një rast i ri për ish-yllin e bardhezinjve Pjanic, ndërsa mbrojtje Araujo do të jetë në krah të Lenglet.

Kthehet Morata për Andrea Pirlo-n, me spanjollin që do të luajë në krah të CR7 në sulm. Kthehet edhe Buffon nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

Erjona Sulejmani “topless”, në ishujt Kanarie (FOTO)

Sadik.Autor

SFIDA EUROPA LEAGUE NDAJ LAZIOS/ Xavi: Nuk jemi ne favoritët, po më duken si 100 vite

Delo.autor

CHAMPIONS/ I mjafton 13 minuta, Manchester City shënon dy gola me Mahrez-Gundogan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment