Champions League Futboll Sport

NDESHJA NDAJ M’GLADBACH NË CHAMPIONS/ Zidane: Duhet të marrim 3 pikët, kemi shansin të tregojmë që jemi një skuadër…

Zinedin Zidan ka be sim se Reali i Madridit do të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen e sotme kundër Gladbahut dhe në këtë mënyrë të sigurojë kualifikimin për në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Ai siguroi se madrilenët luajnë vetëm për 3 pikët, pavarësisht se nga kjo sfidë është i varur edhe Interi. Francezi ka besimin e futbollistëve, por nuk i trembet as shkarkimit nëse dështon të kualifikohet.

SITUATA – “Është një situatë ndryshe nga të tjerat, sepse ne e dimë ku ndodhemi. Duhet të marrim 3 pikët dhe ta mbyllim në vendin e parë këtë grup. Të gjithë e kemi në mendje këtë gjë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por këtë herë më shumë. Kemi shansin të tregojmë që jemi një skuadër e madhe”.

“GJYQ” – “Unë nuk përfshihem fare në të tilla diskutime. Mendoj vetëm për ndeshjen. Jemi të përgatitur për të bërë një sfidë të madhe, por do të kemi edhe vështirësi. Jam optimist dhe mendoj vetëm për fitoren. Do të bëjmë gjithçka për 3 pikët”.

EUROPA LIGË – “As nuk e çoj ndërmend fare. Edhe lojtarët gjithashtu janë të përqendruar te Championsi. Ju mund të mendoni gjithçka sepse është puna juaj, ndërsa ne mendojmë si të fitojmë”. SHKARKIM – “Klubi do të bëjë atë që duhet të bëjë në rast se nuk kualifikohemi. Unë mendoj vetëm për ndeshjen, por nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë”.

PRESIONI – “Të gjithë lojtarët dhe klubi jemi të mësuar të punojmë në presion, jemi mësuar të luajmë ndeshje të tilla. E dimë që është e rëndësishme. Duhet t’i menaxhojmë emocionet dhe t’i mendojmë mirë gjërat në fushë”.

FORCA – “Nuk mund ta shpjegoj në një minutë këtë moment që po kalojmë. Lojtarëve u kërkojmë që të luajnë çdo tri ditë dhe rivalët janë gjithmonë të fortë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë ecuri, por në ndeshjet kundër Barcelonës, Interit, Sevijes kemi treguar forcën tonë”.

GLADBAHU – “Skuadër e madhe, sidomos në kundërsulm, e fortë fizikisht dhe teknikisht. Ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe nuk më shqetëson kundërshtari”.

“PUÇ NDAJ INTERIT” – “Ne do të mendojmë vetëm për ndeshjen tonë. Më intereson vetëm ajo që ka rëndësi për Realin dhe pjesa tjetër nuk më intereson”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Covid-19 “i bën kosh” NBA-së, 16 basketbollistë rezultojnë të infektuar

Delo.autor

Largimi i Gavazajt/ Ja si e falenderon Skënderbeu mesfushorin e talentuar (FOTO)

Isa.Autor

Kia Joorabchian, njeriu që qëndron pas transferimit të Coutinhos te Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment