Futboll Premier League Sport

CARABAO CUP/ Manchester City mposht me “POKER” Arsenal-in dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Manchester City ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Carabao Cup pasi ka mundur 4-1 në Emirates Stadium Arsenal-in.

Topçinjtë nuk pësonin të paktën katër gola në një ndeshje të Kupës së Ligës të luajtur në shtëpi që nga nëntori i 1998-ës, kur skuadra drejtohej nga Wenger (0-5 kundër Chelsea-t).

Gabriel Jesus (3′), Mahrez (54′), Foden (59′) dhe Laporte (73′) kanë shënuar për skuadrën e Pep Guardiola-s.

Lacazette (31′) ka qenë autori i golit të vetëm të londinezëve.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Superpritja e Schmeichel ndaj goditjes së Bale (VIDEO)

Isa.Autor

Kompensimi i biletave, tjetër përplasje mes klubeve të Milanos

Sadik.Autor

E ARDHMJA E LOJTARIT TË JUVENTUS/ Futbollisti bardhezi: Dua të qëndroj

F.autor

Leave a Comment