Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Ajax “i dhuron” kualifikimin “Të Kuqve”, Romero shpëton Atalanta-n

Liverpool ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions League dhe vendin e parë në Grupin D pas fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Ajax-it.

Një fitore që ka ardhur në minutën e 58-të falë një goli të Jones, i cili është ndihmuar edhe nga një dalje e gabuar e portierit Onana.

Të Kuqtë kryesojnë grupin me 12 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i fazës me grupe.

Në vendin e dytë pozicionohet Atalanta me tetë pikë, një më shumë se Ajax-i, skuadër me të cilën do të luajë për të siguruar kualifikimin në javën e fundit.

Gjimshiti me shokë kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Midtjylland-it. Miqtë kanë kaluar në avantazh me një predhë të Scholz në minutën e 13-të, ndërsa zikaltrit kanë barazuar në minutën e 79-të me një gol të bukur me kokë nga Romero.

Related posts

KRITIKON ASHPËR NEYMAR/ Legjenda braziliane: Ai është i mbivlerësuar, nuk i meriton paratë e PSG

Delo.autor

KUMBULLA NUK U PREFERUA TITULLAR/ Roma “fut ujë” në mbrojtje. Benevento e ndëshkon për 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, Rexhinaldo kalon në avantazh “Demat”

Delo.autor

Leave a Comment