Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Barazim në “PAQE”. Atletico Madrid dhe Kampionët e Europës ndajnë pikët

Atletico Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bayern Munchen. Ekipi spanjoll nuk gjeti fitoren, pavarësisht se përballë kishte një ekip të gjymtuar. Trajneri Hansi Flick përdori rotacion, por sërish vendasit nuk arritën të fitonin.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e madrilenëve, pasi Joao Felix dërgoi topin në rrjetë. Llorente futi një top mjaft të mirë brenda zonës dhe portugezi nuk gaboi për 1-0. Talenti u shmang mjaft mirë mbrojtjes dhe përshëndeti rrjetën.

Bayerni bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 87′. Ishte Muller që dërgoi topin në rrjetë me anë të një penalltie. Ai i dha një pikë skuadrës së tij në këtë transfertë që u mbyll me rezultatin 1-1. Gjermanët janë të kualifikuar, ndërsa Atleticoja ka dhe një finale përpara.

Related posts

ALGERI JEP “OK” PËR SULMUESIN E ÇELËSIT/ Në garë futet edhe gjiganti spanjoll

F.autor

E ÇUDITSHME/ PSG zyrtarizon Sergio Ramos, por shikoni çfarë ndodh më pas… (FOTO)

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin me “POKER” Newcastle

Delo.autor

Leave a Comment