Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Juventus mposht Barcelonën në “Camp Nou” dhe ngjiten në krye të grupit. CR7 “HERO” me dopietë

Misioni u krye me sukses! Dukej e pamundur por në futboll nuk flitet kurrë me siguri për diçka, pasi mund të ndodhë edhe që Juventusi i cili nisej në vend të dytë drejt Camp Nou, të parakalojë Barcelona dhe të fitojë grupin e tij!

Kjo vetëm pas një fitore të rëndësishme dhe historike për bardhezinjtë në fushën e katalanasve. Një sukses 3-0 që ishte e vetmja rrugë për të kapur kreun e grupit pasi në Torino Barcelona fitoi 2-0.

Një dominim absolut për bardhezinjtë në pjesën e parë, por sidomos një Ronaldo që në shtëpinë e Messit do të shënojë 2 gola, edhe pse të dy me 11-të metërsh (njëri i fituar nga vetë ai për duel me Araujo, kurse tjetri nga prekja me dorë e Lenglet).

Një ndeshje e tensionuar ku sigurisht arbitri përdori VAR të paktën 4 herë brenda 90 minutave për episode të dyshimta.

Në mes të dy golave të CR7, edhe ai i amerikanit McKennea, i jashtëzakonshëm për të ndërtuar aksionin dhe finalizuar.

Barcelona që iu afrua golit disa herë dhe Messi në një natë pafat dhe jo. De Jong luajti gjithashtu mirë, ndërsa shumë pak u panë Griezmann, Pjanic & Co.

Bonuçi shënon edhe të katërtin, por arbitri anulon me të drejtë. Juventusi është skuadra e parë italiane në histori që shënon 3 gola në Camp Nou. Pirlo buzëqesh, Juventusi i tij tashmë doli në pah…

Related posts

E BUJSHME/ UEFA ideon dhe një TJETËR kompeticion SPEKATKOLAR për KLUBE (DETAJE)

Isa.Autor

Telashe për Realin, lëndohet Marcelo

Q.Autor

TJETER FITORE/ Shqipëria mund Ishujt Faroe, kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë në grup

F.autor

Leave a Comment