Futboll Seria A Sport

ZBARDHET E VËRTETA/ E ndihmon edhe NASA, RONALDO stërvitet edhe kur nuk…

Fiziku i Cristiano Ronaldo? Meritë e stërvitjeve të vazhdueshme, djerse dhe sakrificash. Por duhet thënë se ka edhe ndihmën e elektronikës, si në rastin e “Sixpad”.

Ashtu si bën të ditur “The Sun”, kompania japoneze dhe talenti portugez kanë rinovuar bashkëpunimin. Jo më kot, por një trup si ai i Cristiano Ronaldo është reklama më e mirë për kompanitë që merren me shëndetin.

“I kam thënë gjithmonë vetes se sakrificat e vazhdueshme shërbejnë për të përmirësuar aftësitë e mia dhe është çelësi për të bërë më i miri i botës.” U tha, u bë, edhe pse Messi nuk do të ishte shumë dakord.

Portugezi, prej kohësh i kujdesshëm karshi inovacioneve teknologjike, ka shkuar deri aty sa stërvitet në një dhomë me mungesë të gravitetit, i ndihmuar nga NASA.

Ai bazohet shumë edhe te produktet që favorizojnë kapacitetin simulues të muskujve, nëpërmjet mini impulseve elektrike, gjatë ushtrimeve.

Praktikisht një stimulim nga faktorë të jashtëm i jep muskulit mundësinë të punojë më i përqendruar, edhe më mirë se paletra.

Me pak fjalë, Cristiano Ronaldo stërvitet edhe kur nuk stërvitet, kështu shpjegohet që trupi i tij është si i një 23-vjeçari, edhe pse pasaporta tregon 33 vjeç. Për këtë kanë meritë “Sixpad” dhe NASA.

Related posts

TRAGJEDIA NUK NDALET/ Jo vetëm babai, vdes tjetër njeri i dashur i Emiliano Salas

Delo.autor

Dibra gati të presë “heroin” Gjetan Keta dhe të madhin Mike Tyson

Isa.Autor

BAYERN KËRKON TË LARGOJË MESFUSHORIN FRANCEZ/ Juventusi gati të hyjë në garë për…

Delo.autor

Leave a Comment