Futboll Seria A Sport

CONTE NUK E AKTIVIZOI NDAJ SPEZIAS/ Mesfushori Eriksen qëndron në fushë pas ndeshjes, ja çfarë bëri… (FOTO)

Kristian Eriksen po kalon një periudhë shumë të vështirë te Interi, aty ku ai u transferua në merkaton e janarit të këtij viti.

Danezi nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen e sotme të Interit ndaj Specias, ku zikaltërit triumfuan 2-1. Gjatë gjithë ndeshjes, futbollisti qëndroi në stol, por në fushë u fut vetëm pasi kishte përfunduar ndeshja.

Kjo, jo se iu kerkua nga trajneri Konte, por për lojtarin që dëshiron të jetë në formë, pasi në janar me shumë mundësi do të largohet.

Eriksen është kapur nga kamerat, teksa ka qëndruar në fushë 30 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja, duke provuar me disa gjuajtje drejt portës, duke qenë se mundësia gjatë ndeshjes nuk iu dha.

Related posts

“Wanda” i sjelll fat/ Atletico merr kreun e La Ligas, mposht pastër Sociedatin (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Granit Xhaka “e tepron”, shikoni çfarë i bën vajzës së vogël dhe reagimin e saj (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona ofron Rafinhan dhe 35 milionë euro për mesfushorin e Tottenham

Sadik.Autor

Leave a Comment