Bundesliga Futboll Sport

KUPA E GJERMANISË/ Bayern bën detyrën ndaj modestëve të Rodinghausen

Bayern Munich avancon në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e kategorisë së katërt, Regional Liga West, Rudinghausen. Kovac kishte bërë katër ndryshime në krahasim me fitoren 2-1 ndaj Mainz, duke futur në fushë Rafinha, Renato Sanches, Wagner dhe Ribery në vend të Kimmich, Gnabry, Lewandowski dhe Boateng.

Bavarezët kishin paralajmëruar se do ta merrnin seriozisht kundërshtarin dhe kjo u duk që në fillim me dy golat e shpejtë të shënuar brenda çerek ore lojë. Ishte Wagner ai që zhbllokoi rezultatin pas një pasimi të Renato Sanches në minutën e 8’.

Pesë minuta më pas Thomas Muller dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit. Portugezi Sanches mund të kishte vulosur fitoren në minutën e 23’, por penalltia e tij e gabuar bëri që rezultati të mos ndryshonte. Pas pushimit vendasit rihapin lojën me golin e Meyer në minutën e 49’, por Bayern vazhdon të dominojë duke krijuar disa mundësi që nuk arrin t’i shfrytëzojë. Gjithsesi miqtë menaxhuan mirë lojën ndaj një kundërshtari të rrezikshëm. Në minutën e 90′ Kovac i dha edhe disa minuta talentit kosovar Shabani.

Related posts

SPANJA DHE ITALIA GAROJNË “KOKË MË KOKË”/ Anglia zyrtarizon pesë skuadra në sezonin e ardhshëm të Champions League

F.autor

PAS AFRIMIT TË PIATKEK/ Milani firmos me një tjetër talent nga Ligue 1

Delo.autor

Spektakël dhe gola në 45 minuta, KOSOVA luan një futboll të “çmendur” ndaj Maltës

Isa.Autor

Leave a Comment