Futboll Premier League Sport

DISFATA NDAJ KAMPIONËVE TË ANGLISË/ Mourinho: I thashë Klopp që skuadra më e mirë humbi dhe…

Në një ndeshje kaq të rëndësishme, të humbasësh në sekondën e fundit, nuk është diçka që Zhoze Murinjo e kapërdin lehtë. Dhe pas vërshëllimës finale, ai u takua me Klopin, por diçka i tha ndër dhëmbë.

Dhe pas ndeshjes trajneri i Totenhemit ka zbuluar debatin mes tyre: “I thashë atij që skuadra më e mirë humbi dhe ai nuk ishte dakord. Por ky është mendimi i tij. Nëse unë sillem në të njëjtën mënyrë si ai në zonën teknike, unë nuk qëndroj këtu. Por nuk më takon mua të flas për sjelljen e kolegëve të mi. Atë e lejojnë arbitrat të sillet ashtu”.

Provokon Zhoze Murinjo dhe më pas ndalet në komentin e ndeshjes së skuadrës së tij: “Po, ishim shumë pranë fitores dhe jo shumë pranë barazimit. Ishim shumë pranë fitores, por humbëm raste. I patëm rastet, e kishim ndeshjen në kontroll. Një barazim do të kishte qenë një rezultat i keq, kështu që ju e imagjinoni sesi ne ndihemi me fitoren”. Skuadra e tij i la topin kundërshtarit dhe e mbylli ndeshjen me vetëm 24% zotërim, por ky ishte plani i portugezit, i cili shton se është shumë i kënaqur nga ajo që prodhoi skuadra e tij në fushë: “Ishte një paraqitje shumë e mirë. Sigurisht që bëmë disa gabime, ka disa gjëra për të përmirësuar. Ishte një rezultat shumë i padrejtë. Skuadra më tha se unë kam të drejtë kur them prej fillimit të sezonit se ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar.

Ne luajtëm kundër kampionëve, në stadiumin e tyre dhe patëm rastet më të mira për të fituar. Skuadra ishte e shkëlqyer. Sot Liverpuli nuk dukej si një skuadër që është kampione, kampione europe, kampione bote. Kjo diferencë nuk ishte në fushë. Ne nuk kemi shumë kohë që jemi së bashku. Sigurisht që rezultati është gjëja më e rëndësishme. Ne po luanim për të fituar, nuk po luanim për të marrë një pikë. Një pikë do të kishte qenë rezultati më i drejtë në atë pikë, por ne luajtëm për të fituar dhe patëm rastet më të mira. Në momentin e shanseve tona, ata ishin në telashe”.

Related posts

E FUNDIT/ “Urdhër” nga lart, kapiteni i bardhebluve rikthehet në stol (FOTO)

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT “I TRADHËTUARI”/ Maksi Lopez: Icardit i kam thënë që kur të…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chiesa dhuron spektakël dhe ndëshkon Zent-in (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment