Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E FRANCEZIT TEK REAL MADRID E PASIGURT/ Aventura e dytë e Zidane në stolin e madrilenëve mbyllet në…

E ardhmja e Zinedine Zidane te Real Madrid nuk është e sigurt.

Pas kualifikimit në 1/8-at e Champions League, i arritur në javën e fundit të grupit, dhe pasiguritë në lidhje me La Liga-n, fati i francezit mund të mos jetë në kryeqytetin spanjoll.

Aventura e dytë e Zizou në stolin e madrilenëve mund të mbyllet në fundin e sezonit. Këtë e ka bërë të ditur protali i njohur iberik todofichajes.com, sipas të cilit ndarja mes Los Blancos dhe francezit është vendosur.

Trajneri, pas përfundimit të sezonit, do t’i thotë lamtumirë klubit. Në vendin e tij mund të merret Mauricio Pochettino, i cili pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.

Related posts

Pastore kërkohet nga Besiktasi dhe Interit/ PSG pret ofertat nga klubet

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo kërkesë Juventusit, do në Torino yllin e PSG…

Delo.autor

ALARM TE REALI/ Joviç tregon golat e tij në rrjetet sociale. Benzema pa shënjestër

Delo.autor

Leave a Comment