Futboll Seria A Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahimovic vendos rekordin e ri personal, arrin shifrën e 500 golave në karrierë

Zlatan Ibrahimovic ishte sërish protagonisti kryesorë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Crotones, të cilën Rossonerët e fituan me rezultatin e thellë 4-0.

Sulmuesi veteran zhbllokoi rezultatin pas gjysmë ore, dhe ky ishte gol i tij i 500-të në karrierë.

Në pjesën e dytë, 39-vjeçari shënoi edhe golin e dytë personal në këtë sfidë (pra golin numër 501 me klube).

“Kjo do të thotë se i kam shënuar disa gola në karrierën time, gjëja më e rëndësishme është që të vazhdoj dhe t’i ndihmoj skuadrës. Objektivi im është që të shënoj gola dhe të krijoj raste”
“Duhet ta zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë ndaj një skuadre, e cila qëndron prapa dhe mund të na shkaktojë probleme. Duhet të shfrytëzojmë maksimumin e rasteve që na jepen”, ka deklaruar Ibra për Sky Sport.

Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe LA Galaxy, janë klubet për të cilët Zlatan ka luajtur në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Related posts

GAFA E VITIT/ Analistët TALLIN KEQ Alisson: Driblimi më SKANDALOZ që kami parë

Isa.Autor

NUK E NDOQËN DOT NGA AFËR RONALDON/ Dy tifozë marrin dëmshpërblim një shumë prej…

Delo.autor

Blerja e bujshme pritet të largohet, ja çfarë po përgatit Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment