Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Apolonia shkarkon Çoçllin para ndeshjes me Teutën, ja kush do e drejtojë skuadrën fierake…

Nikolin Çoçlli trajneri i cili mori drejtimin e Apolonisë pas largimit të italianit Kolela, nuk do të jetë më në krye të skuadrës fierake.

Burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se Apolonia e ka shkarkuar Çoçllin nga posti i trajnerit dhe provizorisht në krye të ekipit për ndeshjen me Teutën do të jetë Bledar Borova, që ka qenë edhe zv. trajneri i ekipit të parë dhe trajner te ekipet e moshave.

Çoçlli e drejtoi Apoloninë në 3 ndeshje, ndaj Kukësit, Skënderbeut dhe Tiranës, ku arriti 1 fitore ndaj ekipit korçar dhe dy humbje ndaj dy skuadrave pretendente.  Pritet që në ditët e ardhshme te Apolonia të emërohet një trajner i ri.

Related posts

Igli Tare bëhet me “dhimbje” koke, fillojnë “lamtumirat” te skuadra e Lazios

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga këndi, ylli Benzema ndëshkon Chelsea-n fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

MPOSHTIN KAMPIONËT E ITALISË/ Roma merr tre pikë të arta për Championsin

Delo.autor

Leave a Comment