Futboll Seria A Sport

“IDHULLI IM NË FËMIJËRI ISHTE…”/ Dybala zbulon dy ëndrrat e mëdha të karrierës, krenohet me numrin “10” të Juventus

Paulo Dybala ishte protagonisti i emërimit të parë sezonal të “Junior Reporter”, si i përzgjedhur për intervistë nga kampionët e Juventusit. “Joya” iu përgjigj shumë pyetjeve, përfshirë anekdota që lidhen me të kaluarën dhe ëndrrat për të ardhmen.

Përshëndetje Paulo, sot të gjithë ju njohin si “Joya”. Në Palermo keni qenë “U Picciriddu”, ndërsa si fëmijë “El Petrino”. Cilin nga këto pseudonime ju pëlqen më shumë?
Nuk e mbaj mend historinë e “El Petrino”, sepse isha shumë i ri, por mendoj se ai që më pëlqen më shumë është “U Picciriddu”. Në Palermo të gjithë më quanin kështu dhe njerëzit më trajtonin në një mënyrë të pabesueshme. Ishte viti i parë që mbërrita në Itali, nuk ishte e lehtë për mua, ka pasur shumë ndryshime. Më duhet të falënderoj njerëzit e Palermos që më pritën ashtu.

Cili është kuptimi i “maskës”, me të cilën festoni golat?
Unë jam një tifoz i gladiatorëve dhe shpesh pashë se si në kohë vështirësie, ata vinin maskat e tyre. Kështu e lidha pak atë veprim me ndeshjet e mia të futbollit. Shumë herë e gjejmë veten në momente të vështira, edhe nëse nuk duam. Për këtë arsye mendova se do të festoja çdo gol me “maskë”. Më pëlqen mesazhi që mund t’iu dërgoj njerëzve, jo vetëm atyre që luajnë futboll.

Cili ishte emocioni juaj më i madh me Juventusin dhe cili do të jetë objektivi i radhës?
Për fat të mirë kam jetuar shumë momente të bukura te Juventusi. Përvoja ime e parë ishte një finale e fituar, duke shënuar gol. Kemi fituar shumë trofe së bashku, prandaj është e vështirë të veçoj një. Mendoj se arritja te Juve ishte një emocion unik për mua; duke veshur këtë fanellë për herë të parë, duke pasur konferencën e parë për shtyp si lojtar bardhezi. Shpresoj të shënoj edhe shumë gola. Më e rëndësishmja është finalja tjetër, që ne do të luajmë në janar kundër Napolit.

Cili ishte idhulli juaj si fëmijë?
Idhulli im si fëmijë ishte Ronaldinho. Më pëlqente se si kënaqej në fushë, gëzimi i tij për të luajtur dhe ajo që përçoi përtej lojërave. Adhuroja atë që ishte në gjendje të demonstronte në fushë me shumë thjeshtësi.

Cila është ëndrra më e madhe që dëshironi të arrini si futbollist?
Kam dy ëndrra: njëra është fitimi i Ligës së Kampionëve, padyshim me Juventusin, dhe tjetra të fitoj një Kupë Bote me Argjentinën.

Sa e rëndësishme është të veshësh fanellën me numrin 10 te Juve?
Është shumë e rëndësishme, sepse ka shumë përgjegjësi. Jam krenar që mund ta mbaj këtë numër në shpinë. Ditën që Juve më kërkoi ta marr këtë fanellë, e cila është kaq e rëndësishme për historinë e klubit bardhezi, nuk ishte e lehtë të vendosja. Padyshim që dija gjithçka që ky numër mbart në vetvete. Por, ajo që them gjithmonë, është se përtej numrit, emblemës së tij, ka gjëra më të rëndësishme, si Juventusi. E pranoj, është më e vështirë për ta veshur, sepse gjithnjë e më shumë kërkohet prej nesh. Duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë maksimumin për këtë ekip.

Çfarë emocioni ndjen kur shënon në “Allianz Stadium”?
Është një emocion unik, shumë i bukur, një ndjenjë kënaqësie e pabesueshme. Ne punojmë shumë për të arritur rezultate pozitive, për të qenë në gjendje të fitojmë dhe të festojmë. Në fund, ajo që ne sulmuesit duam të bëjmë është të shënojmë, kështu që jemi atje duke menduar se si do të festojmë, si do të gëzohemi. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh një fjalë për të përshkruar momentin e shënimit, sepse ka kaq shumë emocione të bashkuara. Mbi të gjitha, janë një gëzim i pastër.

Related posts

KOMENTON SUKSESIN KUNDËR BARCELONËS/ Simeone: Duke marrë parasysh atë që pashë në fushë…

Delo.autor

(VIDEO) Zhbllokohet sfida Atalanta-Napoli, Mertens realizon gol spektakolar

Q.Autor

THELLOHET SKANDALI/ RONALDO pranon PËRDHUNIMIN: I kërkoj NDJESË që…

Isa.Autor

Leave a Comment