Futboll Sport

GATI LARGIMI I RADHËS TEK VLLAZNIA/ Mesfushori Ramadani pranë marrëveshjes me skuadrën e trajnerit shqiptar…

Elmir Lekaj është largimi i parë nga Vllaznia. Mbrojtësi i djathtë shkodran është prezantuar dje nga klubi i Superligës kosovare, Arbëria.

“I urojmë mirëseardhje mbrojtësit 20-vjeçar. Elmiri së fundi ishte pjesë e KF Vllaznia. Po ashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-19 dhe U-20. KF Arbëria i dëshiron shëndet dhe shumë suksese në klubin tonë”, citohej dje në njoftimin e klubit ku aktivizohen edhe disa lojtarë që kanë qenë në Superiore në sezonet e kaluara, pikërisht mbrojtësi Labinot Ibrahimi (Partizani), si dhe braziliani Bruno Arrabal (Kamza).

Lekaj është prodhim i akademisë Vllaznia, por mungesa e hapësirave në këtë sezon, ka bërë që lojtari të largohet për t’u aktivizuar në Kosovë.

Ndërkohë, “Panorama Sport” zbulon se një emër me peshë i Vllaznisë mund të transferohet gjithashtu në kampionatin kosovar. Bëhet fjalë për mesfushorin Behar Ramadani, i cili ka disa oferta tunduese. Megjithatë, më afër marrëveshjes me shkodranin duket se është Drenica e trajnerit Bledar Devolli.

Related posts

Skendina e pabesueshme e sulmuesit të Flamurtarit, gjeti minutat shtesë të Bajern-Real (FOTO)

Sadik.Autor

OBJEKTIVAT E PRESIDENTIT TË KUKËSIT/ Safet Gjici: Duam titullin, në janar….

Isa.Autor

RENATO SANÇEZ ZGJODHI PARISIN/ Milani gjen akordin me mesfushorin e Premier Ligës

F.autor

Leave a Comment