Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT/ Çudia me skuadrën e Koeman, Barcelona nuk fiton asnjeherë kur e “vjedh” topin

Barcelona e Kumanit erdhi në Krishtlindje me 20 ndeshje të luajtura dhe bilanci është 12 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Më e keqja është që ka humbur ndaj ekipeve të mëdha si Reali i Madridit, Atletiko dhe Juventusi. Me këta të fundit fitoi në Torino.

Deri tani, Barcelona ka mbajtur gjithmonë topin më shumë se sa kundërshtarët dhe interesant është fakti që kur ka pasur zotërim topi më të lartë, rezultati ka qenë humbje. Duhet thënë se në dy ndeshjet kur Barcelona ka mbajtur topin më shumë se 80% nuk ka fituar asnjërën prej tyre.

Barazoi ndaj Alaveshit dhe humbi me Kadizin. Ndeshja e radhës që zotërimi i topit është 73% ishte me Getafen. Gjithashtu, rezultati përfundimtar ishte humbje. Në atë sfidë Barcelona nuk gjeti dot as rrugën e rrjetës. Sfida e katërt me përqindjen më të lartë për mbajtjen e topit ishte ndaj Valencias (72%) dhe rezultati ishte barazim 2-2.

Kjo ecuri është shqetë- suese dhe në Barcelonë janë gati që të firmosin për rezultate pozitive edhe pa zotëruar topin. Qarkullimi i topit ka qenë gjithmonë stili i Barcelonës, por ai nuk po jep efektivitet.

Related posts

Pranon Suarez: Ishte ndërhyrje ndaj Varane, u befasova që gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës

Sadik.Autor

SFIDA NË “EUROPA LEAGUE”/ Interi hap dyert e “San Siro-s”, ja rekordi i biletave të tifozëve rivalë

Delo.autor

Flet trajneri i Belgjikës: Januzaj do e ndihmojë shumë ekipin, ja pse nuk e grumbullova Naingolanin

Sadik.Autor

Leave a Comment