Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Klubi i Serisë A në janar do të shitet, ja kush do të jetë presidenti i ri…

2021 do të jetë një vit i rëndësishëm dhe i bujshëm në shtëpinë e Xhenoas. Pas gati 15 vitesh në krye të presidencës së kuqebluve, Enriko Preciozi është i gatshëm të shesë të gjitha aksionet e klubit më antik në Itali.

Kjo mbështetet nga botimi i të përditshmes “La Repubblica”, të bindur se rreth mesit të janarit, fijet e një negocimi të ndërprerë në fillim të vjeshtës do të lidhen përsëri.

Blerësi i mundshëm i klubit nga Liguria do të jenë, “Made in Italy Investiment”, një shoqëri piemonteze e udhëhequr nga Pier Domeniko Garrone dhe Andrea Brucone.

Gjithnjë sipas “La Reppublica”, të dyja palët do të kishin arritur një marrëveshje dy muaj më parë, duke vendosur çmimin e transaksionit rreth 30 milionë euro plus gjendjen e të gjitha borxheve të papaguara. Preciosi dhe “Made in Italy” ishin me të njëjtin mendim që do të uleshin në fillimin e Vitit të Ri.

Related posts

MILAN AKORD ME DONNARUMMAN/ Ja për sa vite pritet të qëndrojë portieri në “San Siro”

Delo.autor

“VITI I TITULLIT PËR KUKËSIN, POR AFRIMET DUAN KOHË”/ Hallaçi: Ende nuk jemi aty ku duhet, por…

Delo.autor

NUK KA PUSHIM PËR ETRIT BERISHËN/ “Gardiani” shqiptar në portë edhe ndaj Juventus

Delo.autor

Leave a Comment