Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Sulmuesi i Chelsea-t larg Londrës, dy ekipet e mëdha kërkojnë shërbimet e tij. Ja emri…

Largimi i Timo Vernerit nga Çelsi duket se është i sigurt në fund të këtij sezoni. Në verën e ardhshme, sulmuesi i kombëtares gjermane me shumë mundësi mund të rikthehet në Bundesligë.

Skuadrat e interesuara për të janë Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit. Gjithsesi, bavarezët janë favoritë për ta marrë lojtarin, pasi ky i fundit do të punonte me kënaqësi me ish-trajnerin e tij në Lajpcig, Julian Nageslman.

Duket se “Klasikja” gjermane nuk do të luhet vetëm në fushë por dhe në merkato. Verner nuk po gjen hapësira te londinezët edhe pas mungesës së Romelu Lukakut.

Tomas Tuhel nuk ka shumë besim te gjermani dhe gjasat janë që Timo Verner të kërkojë një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij, pasi në rast të kundërt do të rrezikonte pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm në Katar me kombëtaren e Gjermanisë.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Atalanta dhe shqiptarët “SHKATËRROJNË” “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

“OPERACIONI” 200 MILIONË EURO/ Ja e vërteta e ofertës së Manchester City për “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

STATISTIKAT/ Gola nga stoli dhe e pësojmë në pjesën e dytë. Ja disa nga kuriozitetet për sfidën Angli-Shqipëri…

Delo.autor

Leave a Comment