Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Në Spanjë e ekzagjerojnë: Ronaldo tek Bayern në këmbim të… Martinezi

Që Kristiano Ronaldon e ëndërrojnë shumë klube të mëdha, ndonëse në muajin shkurt do të festojë 36-vjetorin e tij, kjo dihet, por që të vësh në tavolinë dhe të barazosh kartonin e portugezit me atë të Havi Martinezit, plus pak miliona euro të tjera, kjo është diçka që vështirë të besohet.

Por, këtë ide ka revista spanjolle, “Don Balon”, e cila flet për një skenar që ka nisur të përflitet në orët e fundit, sipas të cilit CR7 është gati që t’u thotë “po” bavarezëve, ndërsa rekordmenët e Bundesligës do të xhirojnë në Torino Havi Martinezin, mbrojtësmesfushorin spanjoll 32-vjeçar.

Gjithsesi, diçka e tillë duket e vështirë për t’u marrë seriozisht… Pikësëpari pasi Havi Martinez është në skadencë kontrate dhe dje ka pranuar se do të largohet nga Mynihu në fund të këtij sezoni, jo në merkaton e janarit. Dhe nga ana tjetër, sepse Kristiano Ronaldo ka ende një tjetër vit kontratë me Juventusin (skadenca 30 qershor 2022) dhe vështirë se bardhezinjtë do të pranojnë ta vlerësojnë CR7-ën mes 10-20 milionë eurosh, sa konsiderohet edhe vlera e merkatos së Martinezit.

Për më shumë, dalja e fundit e bërë nga menaxheri i luzitanit, Zhorzh Mendesh, jo vetëm që qetësoi tifozët dhe klubin juventin (“Kristiano jo vetëm që ndihet i lumtur në Torino, por ka një lidhje të fortë me drejtuesit si dhe një pakt me Pirlon”), por në të njëjtën kohë foli edhe për një surprizë të madhe, që lidhet me thashethemet e fundit se “Zonja e Vjetër” është gati që të zgjasë kontratën aktuale me Ronaldon, për të paktën edhe një tjetër sezon (skadenca 30 qershor 2023).

Sigurisht, Bajerni i Mynihut është një superfuqi dhe nëse do mund t’ia lejojë vetes që ta blejë kartonin e Ronaldos me ofertën e duhur, madhe t’i paguajë edhe pagën që 35- vjeçari merr aktualisht në Torino (31 milionë euro neto). Por, që të hapë një tratativë me Juven për një shkëmbim thuajse kokë më kokë me Havi Martinezin duket e pamundur…

Related posts

“AI ËSHTË NË NJË FORMË TË SHKËLQYER”/ Southgate: Më ka pëlqyer gjithmonë, por tani ka arritur një nivel tjetër

Delo.autor

DIKUR ISHIN SHOKË SKUADRE TEK KLUBI ITALIAN/ Prandeli dëshiron me ngulm në janar ish-lojtarin e Milan…

Delo.autor

Maradona: Sampaoli te Argjentina si në epokën e gurit!

Q.Autor

Leave a Comment