Futboll Sport

GJYKATA ARGJENTINASE NIS HETIMET/ Ja mesazhet sekrete të fëmijëve të Maradonës me mjekët psikiatër…

Gjykata argjentinase vazhdon të hetojë dhe të hedhë dyshime se vdekja e Diego Armando Maradonës është bërë me dashje. Për të kuptuar nëse pas operacionit ish-kampioni i botës ka marrë kujdesin e duhur shëndetësor pas operacionit në fillim të nëntorit.

Hetuesit kanë filluar të lëvizin me hetimet e tyre ku kanë marrë në dorën e tyre një bisedë në rrjetin social “WhatsApp” , vajzave Dalma dhe Janina Maradona, djali i tij Diego JR dhe dy specialistë psikiatër që ndiqnin me kujdes ecurinë e tij, Agustina Kosaçov dhe Karlos Diaz. Shqetësimi i Dalmës ishte e lidhur me nevojën ku babai i saj duhej të kontrollohej nga mjeku për gjendjen e tij shëndetësore. Dalma në një mesazh “WhatsApp”-i shkruan:

maradona

“Nuk duan që asnjë ambulancë të shkojë t’a vizitojë. Më tha se ka folur me psikiatren Agustina Kosaçov dhe ajo i thotë se ishte një vendim i familjes. Ja përse shkruaj, besoj se këto janë gjëra që i vendosin vetë familjarët. Për këtë nevojitej një mjek klinik ose të paktën një mjek që i përgjigjej këtij problemi.”

Ndërkohë nëpër mediat e ndryshme audio e fundit e Maradonës ku i rekomandon bashkëshortit të ish-të fejuarës së tij Veronika Ojeda të kujdeset për fëmijën 7-vjeçar Diego Fernando, të fundit nga ata fëmijë që janë publik.

Related posts

ELIMINIMI I REALIT NGA CHAMPIONS/ Kroos nuk fsheh zhgënjimin: Nuk do të shoh asnjë ndeshje!

Delo.autor

SHQIPËRI-IZRAELI/ FOTO EKSKLUZIVE: Nis hyrja e tifozëve në stadium

Isa.Autor

Si përgjigjet Heynckes kur i kërkojnë të krahasojë Ronaldon me Lewandowski

Sadik.Autor

Leave a Comment