Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Vendoset e ardhmja e Eriksen, Inter gjen zëvendësuesin e Lukakut në… Kinë

Nuk ka dyshime se Kristian Eriksen do të largohet nga Inter, por për t’u vendosur mbetet se ku do të vazhdojë karrierën mesfushori danez. Për këtë nuk kanë dyshime mediat angleze, që pavarësisht transferimit të tij nga Totenham tek Inter, vazhdojnë të ndjekin me interes futbollistin. Sipas tyre, Eriksen do të kalojë te PSG-ja në merkaton e janarit.

Për danezin nuk mungojnë ofertat, por kampionët e Francës janë gati të plotësojnë kërkesat financiare të mesfushorit, që te Inter fiton 7 milion euro në sezon. Me këtë lëvizje, zikaltërit pretendojnë të fusin në tratativa Leandro Paredes, mesfushor me karakteristika ndryshe nga Eriksen dhe që pëlqehet nga Antonio Konte.

Ndërkohë, drejtuesit interistë janë shumë pranë gjetjes së zëvendësuesit të Romelu Lukaku. Ai është Graciano Pele, sulmuesi italian që luan në Kinë me Shandong Luneng. Konte e njeh shumë mirë këtë futbollist, me të cilin ka punuar në kohën që drejtonte kombëtaren e Italisë.

Related posts

DEBUTUESI MË I MIRË NË HISTORINË E PSG/ Icardi kryeson renditjen e sulmuesve në 5 Ligat Europës (FOTO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Bardhi përfiton nga një super gafë e portierit dhe ndëshkon Lihtenshtejnin (VIDEO)

Delo.autor

Veliu bëhet çështje te Flamurtari

Sadik.Autor

Leave a Comment