Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Tare dhe Inzagi drejt Interit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas “Il Messaggero”, e ardhmja e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Simone Inzagi.

Ky i fundit ende nuk ka negociuar rinovimin me Lotiton, teksa shihet si një kandidat për të marrë stolin e Interit, në rast se zikaltërit vendosin të ndërpresin marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Konte.

Të njëjtën rrugë mund të ndjek edhe shqiptari që mund të bëhet kështu drejtori spotiv te Interi duke marrë vendin e Piero Auzilios që duket pranë largimit.

tare inzagi

Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Tares, që është vlerësuar sezonet e fundit si një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Itali.

Related posts

Për Messi-n, Neymar te Real do të ishte e tmerrshme, por çfarë thotë Zidane?

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Vinicius udhëton 20.700 km në 10 ditë dhe as edhe një minutë në ekipin kombëtar

Delo.autor

PO E KALBIN NË STOL/ Mesfushori Eriksen i dërgon mesazh hapur Interit dhe Contes

Delo.autor

Leave a Comment