Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Mesfushori Calhanoglu nuk rinovon me Milan, gjigantët e Spanjës në garë për ta “rrëmbyer”

Atletico Madridi po mendon për merkaton dhe emri që ka dalë në skenë është ai i Hakan Calhanoglus. Mesfushori turk ende nuk ka firmosur me italianët, pasi nuk i kanë plotësuar kërkesën e tij financiare.

Calha është një ndër lojtarët lider të ekipit kuqezi. Ai ka rilindur me Piolin dhe po tregon vlerat e tij në fushën e lojës. Turku ishte dhe golashënues në fitoren 2-3 ndaj skuadrës së Lazios.

Diego Simeone kërkon ta bindë 26-vjeçarin duke i plotësuar kërkesat e tij ekonomike. Spanjollët nuk janë i vetmi klub që e duan, pasi Juventus, Interi dhe Manchester United mbeten në garë për ta bindur.

Related posts

Houson “leksion” kampionëve të Golden State, barazon 1-1 serinë e finaleve

Sadik.Autor

I ndjeri Astori 5 muaj më parë ishte në Shqipëri… një kujtim nga ‘Loro Boriçi’

Q.Autor

SHUMË LOJTARË TË RREZIKUAR PREJ INFEKTIMIT NGA COVID-19/ Thirrja e trajnerit Southgate: Vaksinoni futbollistët

Delo.autor

Leave a Comment