Futboll

Mourinho: Mos thoni se Man City e fitoi titullin sepse ne humbëm… nuk është e drejtë!

“Ekipi më i mirë e fitoi titullin, jo sepse humbi Manchester Unitedi”, thotë Mourinho.
Manchester City është edhe matematikisht kampion i Premierligës pesë xhiro para fundit të edicionit 2017/18, pas dështimit të Manchester United në shtëpi nga West Brom, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Për shumë kë, Man United ia dhuroi titullin Manchester Cityt, për këtë ka reaguar menjëherë Jose Mourinho.

“E kam uruar Manchester Cityn për titullin kur kisha shansin sepse e kam ditur se do t’ia dalin”, u shpreh Mou.

“Nëse do të isha në vend të tyre, do të isha i zhgënjyer nëse njerëzit do të thonin se ata fituan sepse West Bromi e mposhti Man Unitedin. Ata e fituan sepse ishin ekipi më i mirë. Humbën vetëm dy ndeshje”, theksoi mes tjerash Mou.

Related posts

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Portugalia lejon 16,500 spektatorë për sfidën Manchester City-Chelsea

Delo.autor

ZBULONI DETAJET E ÇUDITSHME/ Gjeni çfarë nuk shkon tek kjo foto? Keni 1 minutë kohë

Delo.autor

“NUK TËRHIQEM NGA FUTBOLLI”/ Veterani Buffon: Ja pse Juventus ndryshoi 3 trajnerë në vitet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment