Futboll Sport

RRËFEN HISTORINË E PABESUESHME ME MARADONËN/ Matthaus: Katër italianë dhe një valixhe para më prisnin…

Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman, ka kujtuar ditën kur Diego Armando Maradona ka dërguar disa emisarë me një valixhe të mbushur me 1 milion marka për ta bindur që të nënshkruante me Napoli-n.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen Bild, ish-futbollisti i Bayern-it dhe Inter-it ka folur për episodin që ka ndodhur pas Botërorit të 1986-ës:

“Njiheshim prej pak kohës, por Diego dërgoi një delegacion nga Napoli në Mynih. Ishim në një restorant në Solln (lagje e qytetit bavarez), që në të vërtetë ishte mbyllur të shtunave, por që është hapur posaçërisht për atë mbledhje sekrete”.

“Kur jam kthyer nga Kolni, në orën 21, katër italianë dhe një valixhe më prisnin mua dhe menaxherin tim. Drejtuesit e Napoli-t më kanë dhënë të falat e Diego-s”.

“Më kanë kërkuar të nënshkruaja: ato para ishin tri herë më shumë në krahasim me rrogën që merrja te Bayern. Kishte edhe disa klauzola: nëse do të kisha pranuar, mund të shkoja vetëm te Napoli në Itali; do t’i kisha marrë ato para edhe po të kisha qëndruar në Gjermani ose të kisha shkuar në një kampionat tjetër”.

“Por një valixhe me para nuk ishte stili im. Nga ana tjetër, gjesti i Diego-s ka qenë shumë i rëndësishëm për mua”.

Dy vite më vonë, Matthaus ka nënshkruar për Inter-in.

Related posts

“ËSHTË NJË PËRZGJEDHJE…”/ Figo zbulon arsyen pse Real-i ka fituar pa CR7 dhe më të mirin e “Los Blancos”

Delo.autor

JUVENTUS ËNDËRRON POGBA/ Manchester United “e zëvendëson” me objektivin e “Zonjës së Vjetër” dhe Real-it

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Roma-Manchester United. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment