Futboll Seria A Sport

DISFATA NDAJ FIORENTINËS NË “ALLIANZ STADIUM”/ Ronaldo: Rezultat i papranueshëm, por në fund ne… (FOTO)

Pas humbjes turpëruese 0-3 ndaj Fiorentinës në “Allianz Stadium”, Kristiano Ronaldo ka reaguar duke postuar një foto  me një fjalim të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se rezultati është i papranueshëm, por që në fund do të triumfojë Juventusi:

“Dje, pas një paraqitjeje lodhshme dhe pas një rezultati të papranueshëm, mbyllëm vitin tonë 2020, një vit special për disa arsye të veçanta. Stadiume të boshatisura, protokolli anti-COVID, ndeshje të shtyra, dhe kalendar i ngjeshur. Por kjo nuk është një falje.

Jemi të vetëdijshëm që duhet të japim më shumë nga vetja jonë për të luajtur më mirë dhe në mënyrë të bindshme. Ne jemi Juventus!

Është e thjeshtë që nuk mundemi dot të pranojmë asgjë më pak se shkëlqimi në fushë. Shpresoj që kjo pauzë të na ndihmojë të kthehemi më të fuqishëm dhe më të bashkuar se kurrë më parë, pasi sezoni është i gjatë. Edhe një herë tjetër në fund ne do të festojmë me tifozët tanë.

Besoni tek ne, kini besim tek skuadra siç kemi ne besim tek ju. Do t’ia dalim!”, përfundon postimin e tij Kristiano Ronaldo.

FOTO

Related posts

“NUK PATËM FAT NË SHORT”/ Xavi: Napoli është një rival i denjë për Champions League

Delo.autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT PËR HESHTJEN E “PLESHTIT”/ Pse Messi nuk ia uroi 60-vjetorin e lindjes Maradonës?

Delo.autor

A do të përdoret VAR-i në Botërorin e Rusisë? Presidenti i FIFA-s jep këtë përgjigje

Q.Autor

Leave a Comment