Futboll La Liga Sport

“E MORA VESH VDEKJEN E MARADONËS NGA NJË…”/ Messi: Barcelona vështirë të rikthehet ekip i madh

E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Lionel Mesi rrëfen jetën dhe planet për të ardhmen në një intervistë për gazetarin katalanas Xhordi Evole. E pranon se ka vuajtur shumë në muajt që lamë pas, por nuk pranon të tregojë nëse do të qëndrojë te Barcelona. Sigurisht që dyert për largimin i ka të hapura.

INTERVISTA – “Mua nuk më pëlqen që të flas shumë për gjëra serioze dhe të rënda në publik. Preferoj që ta bëj këtë gjë në aspektin privat, por jam njeri i fjalës dhe meqë thashë po duhet ta jap këtë intervistë”.

VIDEOLOJËRAT – “Më përpara kam luajtur shumë. Bëhet fjalë përpara lindjes së Tiagos. Tani i kam lënë se luaj me fëmijët”.

BARCELONA – “Ndiej gjithçka për këtë fanellë. Unë jam rritur në këtë skuadër, në këtë qytet. Kam më shumë vite të jetuara në Barcelonë, sesa në Argjentinë. Ky klub më ka dhënë gjithçka dhe më formoi si lojtar dhe si person. Kam një raport dashurie për atë që kam jetuar këtu”.

FANELLA – “Një fanellë imja mendoj se vlen 80-90 euro, por nuk e di mirë çmimin”.

SITUATA – “Sot për sot jam mirë. Sigurisht që u mërzita pak në fillimin e sezonit, por kam dëshirë për të luftuar për gjithçka në fushën e lojës. Klubi është duke kaluar një moment të vështirë. Gjithçka rreth Barcelonës bëhet e vështirë. Klubi është shumë keq dhe do të jetë e vështirë që të rikthehet sërish aty ku ishte”.

VËSHTIRËSITË – “Kam vuajtur shumë për aspektin sportiv që kemi kaluar, por për disa tema të tjera edhe kam qarë. Preferoj të mos e them për çfarë. Por disa gjëra publikohen kot dhe nuk janë të vërteta. Disa njerëz flasin pa i ditur gjërat. Njerëzit ndonjëherë besojnë gjithçka, por jo gjithçka është e vërtetë”.

HAPAT E PARË – “Unë erdha në një vend për të cilin nuk dija asgjë. Ndryshova qytetin tim, shkollën dhe gjithçka tjetër. E kisha të qartë që do të qëndroja këtu. Viti i parë ishte i vështirë për mua, por një eksperiencë e rëndësishme. Unë isha i turpshëm, por u bëra më shumë. E kam të vështirë t’i ndaj gjërat me të tjerët, sidomos momentet e vështira. U përqendrova për të arritur ëndrrën time”.

FËMIJËT – “Pres me padurim që të qëndroj me ta. Më pëlqen kur më kërkojnë të bëjnë diçka në lidhje me sportin. Kam fatin që qëndroj shumë kohë dhe çdo mbrëmje vijnë në dhomën time”.

TELEFONI – “Jam shumë i lidhur me telefonin dhe kaloj kohë aty. Por nuk më pëlqen të bëj shumë shaka. Me Bartomeun nuk bëra kurrë një shaka në lidhje me Nobitan (personazh vizatimor që i ngjason ishpresidentit). Unë kam njerëzit e mi, miqtë e mi dhe i zgjedh ata me të cilët qëndroj”.

JETA – “Është jetë normale, por me shumë rregulla dhe kjo nuk më pëlqen. Më pëlqen të shkoj në supermarket si të gjithë, por grumbullohen shumë njerëz dhe është e vështirë. Njerëzit mendojnë se jetojmë në botë tjetër dhe nuk na intereson asgjë. Por mua më pëlqen të informohem, të lexoj informacione të ndryshme. Më pëlqen të jem anonim ndonjëherë, të shkoj në kinema, në restorant. Nuk dua të kem 300 sy që më shikojnë se çfarë po bëj. Jam i privilegjuar, por ndonjëherë nuk do të doja të isha. Familja ime nuk ishte e varfër kur linda unë”.

PANDEMIA – “Futbolli sigurisht që u bëri mirë njerëzve që ishin të izoluar. Ishte si një lloj largimi nga vëmendja. Por të luash në një stadium pa tifozë është dramatike. Edhe kur e sheh, është diçka e shëmtuar”.

SI ROBOTË – “Ne luajmë për të drejtat televizive, por për futbollistin nuk mendohet shumë. Luajmë të dielën, të mërkurën… dhe shihet vetëm aspekti ekonomik i sportit. Ne lojtarëve na pëlqen të stërvitemi dhe të luajmë, por nuk e di nëse përdoremi”.

MARADONA – “E mora vesh për vdekjen e Maradonës nga një mesazh nga im atë. Isha në shtëpinë time dhe u çmenda. Askush nuk e priste dhe askush nuk e beson në ditën e sotme. Ishte diçka e tmerrshme. Unë nuk e mendoj fare funeralin tim, por ajo që u bë për Diegon ishte e merituar. Unë nuk mendoj për vdekjen. Thjesht ndonjëherë se çfarë do të bëjnë fëmijët dhe familja ime, por jo shumë”.

HOMAZHI – “Fanellën e Diegos të Njuells ma kishin dhuruar dhe e kisha mbajtur. Ishte momenti i duhur dhe atë ditë duhet të shënoja patjetër. U shfaq një aksion nga hiçi, kur unë nuk e prisja”.

BAJERNI – “Ndeshja kundër Bajernit ishte e vështirë për të gjithë. E dinim që mund të humbnim, por jo në atë mënyrë. Edhe djemtë e mi filluan që të jepnin opinione. U bëra për të shkuar te psikologu, por nuk shkova. Antonela më tha disa herë, por e kam të vështirë të hapem ndaj dikujt”.

MË I MIRI – “Unë nuk luaj futboll për të qenë më i miri në botë apo për të treguar forcën time. Unë luaj për të ndihmuar skuadrën”.

BUROFAKSI – “Do ta bëja sërish atë veprim sepse ishte një mënyrë për ta bërë zyrtare kërkesën. Në gjashtë muajt e fundit i kisha thënë presidentit që do të largohesha dhe ai më thoshte ‘jo’. Për këtë arsye e bëra zyrtare”.

Related posts

INTER KËRKON PËRFORCIME/ Marotta është gati të mbyllë një goditje dhe po përgatit dy për qershorin

Delo.autor

ZYRTARE/ Laçi prezanton blerjen e re, afrohet mbrojtësi 27-vjeçar…

Delo.autor

E BUJSHME/ Igli TARE mjeshtër i merkatos, pranë akordit me sulmuesin DEMBELE

Isa.Autor

Leave a Comment