Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Milano kryeqytet i Europës, askush më mirë se Milan dhe “Zikaltërit”

Dy shifra (6 dhe 7) nuk lënë vend për dy shime. Aktualisht nuk ka vend më të mirë në Europë për të ndjekur futbollin se sa Milano. 6 dhe 7 formojnë 67 e pikëve që kanë në kampionat Milani (34) dhe Interi(33).

Askush ndër pesë kampionatet madhore nuk mbërrin aq lart. Nuk ka Liverpul (50 pikë për ekipet e qyteti) Mançester (53 pikë për Siti e Junajtid), apo Paris që t’i bëjë ballë furisë kuqezikaltër. Në Spanjë, komandojnë gjithashtu dy ekipet e Madridit, por me 28 ndeshje të luajtura, arrijnë të mbledhin bashkë 64 pikë.

VITI DIELLOR – Milano vrapon, dhe jo vetëm në raste maratone. Po flasim për Milanon futbollistike që gjatë gjithë 2020-ës ka treguar se ka forcë, konkretësi, lojë të bukur dhe kampionë të denjë për “San Siro”-n.

Për Interin dhe Milanin ka qenë një vit premtimesh të mbajtura e në mesin e pandemisë kanë ditur të japin një imazh pozitiv dhe t’i dhurojnë buzëqeshje qytetit që vuante të infektuarit e shumtë. Stefano e Antonio hedhin sytë prapa në muajt e këtij viti të mbrapshte dhe krenohen me respektivisht 79 dhe 72 pikë të mbledhura në 12 muaj.

Për të kuptuar vlerën e kësaj arritjeje, mjafton të kujtojmë se për të parë në komandën e Serisë A dy ekipet e Milanos duhet të kridhemi pas në kohë në sezonin 2010-’11.

FORCA – Nëse ka një peng për milanezet është “San Siro” që në një vit sportivisht të begatë po qëndron bosh. Në sezonin 2010-’11 dueli nuk ishte aq i ashpër sa po rezulton sivjet, e ndërkohë që e zeza duket se do të qëndrojë në krye, spektatorëve u mbetet të zbulojnë forcën e së kuqes, të kaltrës e të bardhës që do t’i bashkëngjiten në fund të sezonit.

Milano si qytet ndihet e fortë dhe merr si “fjalëkalim” deklaratën e Piolit që pak kohë më parë deklaronte se skuadra e tij e kishte zjarrin brenda. Por, Milano si qytet, synon shumë edhe në egërsinë e ekipit të Kontes i cili në këto ditë po i kërkon klubit në sforco të fundit për t’i forcuar organikën.

SHIFRA DHE EMRA – Milano e futbollit ka ekuilibër, por edhe çmenduri. Për Milanin janë katër pikë të vyera ato të rrëmbyera ndaj Veronës, Parmës dhe Lacios, ndërsa zikaltrit prej një muaji kanë hequr dorë nga lëkundjet dhe kanë rreshtuar shtate suksese radhazi. Edhe me golat ekipet milaneze nuk janë keq, pasi “Djalli” ka një diferencë +16, ndërsa “banda” e Kontes +17.

Çështja qëndron te ritmi në një kalendar të ngjeshur, por nëse ruajnë ecurinë, Milani dhe Interi do të mbyllin sezonin me më shumë se 90 pikë. Paraqitjet pozitive nuk janë rastësore në asnjërin nga rastet, teksa në majën e secilës piramidë janë dy monstra si Ibrahimoviç dhe Lukaku.

Hakimi dhe Hernandez po japin kontributin e tyre tepër të vyer me gola, asiste e sidomos sprinte, ndërkohë që fati mund t’i kishte bashkuar në një skuadër (Real) e në një qytet (Madrid). Mendja e Çalhanoglu dhe eksploziviteti i Barelës plotësojnë kupën që pritet të mbushet me titullin e 19-të. Do të ishte ai i parakalimit, ndaj edhe Milani e Interi duket sikur e kanë me ngut…

Related posts

RONALDON JO TË GJITHË E DUAN NË MANCHESTER/ Shikoni çfarë i ndodhi gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM CR7/ Por edhe Ronaldo Junior, Manchester United siguroi goditjen e dyfishtë nga “Bardhezinjtë”

Delo.autor

“SAN SIRO” NË FESTË/ Cutrone kalon në avnatazh MILANIN me një gol të bukur (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment