Futboll Sport

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi “Bardheblu”, Prishtina nderon legjendën e saj

Ka ndërruar jetë ish-sulmuesi dhe legjenda e skuadrës së Prishtinës, Shefqert Sinani. Përpara ndeshjes së sotme ndaj Feronikelit skuadra e bardheblu i ka bërë homazhe ish-lojtarit të saj.

Gjithashtu nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare në ”Facebook.”, Prishtina shkruan:

“Shefqet Sinani (1955-2020) Prishtina kishte filluar projekt gjigant  të mbështetur nga tërë strukturat e kohës, për një ekip të madh që do të bënte klubin e Prishtinës, së pari klubin më të madh në Kosovë, e pastaj të njohur edhe më larg edhe më shumë se sa në ish-shtetin e Jugosllavisë.

Prishtina ishte bërë klubi më i njohur ndër të gjithë shqiptarët anekënd ku jetonin, nga Struga deri në Ulqin. Klubi nuk do të mund të krijonte skuadër pa futbollistë vendor, edhe atë të qytetit të tij. Shefqet Sinani ishte njëra ndër pikat referuese të asaj ekipe që më vonë u bë gjigant. Shefqeti ishte njëri ndër strumbullarët ekipit.

I tillë mbeti edhe në shoqëri deri në ditët e fundit të jetës së tij. Në foto shihet Sinani në ndjekje të njërit ndër sulmuesve më të famshëm të Partizanit nga Beogradi, Mance.”, përfundon deklaratën klubi i Prishtinës.

Related posts

SFIDA MIQËSORE NDAJ UELLS/ Mesfushori Ramadani: E ardhmja? Nuk Shqipëri nuk luaj askund përveç…

Delo.autor

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” e Piolit kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Shkëndija insiston për Rrocën, Luftëtari kërkon të mbajë Vucajn

Isa.Autor

Leave a Comment