Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenal mposht me “POKER” Dundalk dhe shkruan historinë

Arsenal e ka mbyllur me një fitore historike fazën me grupe të Europa League.

Topçinjtë, që e kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup, kanë mundur 4-2 në transfertë skuadrën e Dundalk, vendi i fundit në Grupin B.

Nketiah (12′), Elneny (18′), Willock (67′) dhe Balogun (80′) kanë shënuar për londinezët. Flores (22′) dhe Hoares (85′) për irlandezët.

Arsenal nuk ka pësuar asnjë humbje në 9 transfertat e fundit të luajtura në kompeticionet europiane, gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit. (7 fitore, 2 barazime).

Related posts

MË SHPEJT SE PRITEJ/ Trabzonspori vendos përfundimisht për të ardhmen e Ernest Muçit

F.autor

Idrizi flet pa “doreza”: Flamurtari, kurrë ekip zvarranikësh dhe pushtetarësh

Sadik.Autor

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI: Verilindorët për të ruajtur ecurinë pozitive, vlonjatët të etur për pikë

Isa.Autor

Leave a Comment