Futboll Kategoria Superiore Sport

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Trajneri Gega: Jam bashkuar me grupin që të jetoj punën në çdo moment, besoj se

Trajneri i Kukësit Skënder Gega vlerëson punën e skuadrës në 3 ndeshjet e fundit, ku verilindorët kanë marrë 3 fitore. Për “RTSH Sport”, tekniku i nënkampionëve të Shqipërisë u shpreh se edhe pse ka pak kohë që ka kaluar koronavirusin, dëshiron t’i qëndrojë pranë skuadrës. Ai shprehet optimist se ekipi do të arrijë të tjera rezultate pozitive në vijim.

“Entuziazmi pas 3 fitoreve radhazi – Më bën optimist. Njerëzit duhet t’i shohin gjërat me optimizëm kur bëjmë disa ndeshje të mira. Kjo do të thotë të jemi aty ku ne mendojmë se duhet të jemi, prandaj çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Mendoj se ndeshja në Ballsh do të jetë shumë e luftuar, kemi gjendje të mirë, të korrigjojmë gjërat që kemi bërë gabim herën e fundit.

Apolonia, sulmi – Është krejt normale që ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ka ekipe që duan të mbyllen dhe të mos pësojnë shumë gola, duan të ruajnë balancat. Apolonia ka kaluar, por gjithsesi do t’i analizojmë sot gjërat pasdite. Kemi diskutuar me ekipin. Apolonia është në Superiore, pavarësisht se ndodhet në vendin e fundit. Kemi nevojë të përmirsohmein në të gjitha aspektet. Futbolli luhet për golat dhe goli është ai që të ngroh dhe të bën të kalosh te ndeshja e radhës.

Lodhja prej ndeshjeve të ngjeshura – Është për të gjithë, ekipet e shikojnë si problemin e tyre. Ekipet janë aty-aty. Ndeshjet janë të ngjeshura, prandaj është e pamundur për potencialin dhe kualitetet që të shprehet. Lojtarët kanë ardhur për një kohë të gjatë, sepse koronavirusi ka dëmtuar bizneset, sportin. Do mundohemi ti menaxhojmë gjërat si duhen dhe të shmangim dëmtimet, kemi 25 lojtarë.

Kukësi i vërtetë – T’i marrim me radhë gjërat, ajo që mendojmë është s’ka limit, përsosmëria s’ka fund. Jemi përmisuar në ndeshje, kemi marrë pikë. Çdo gjë e kemi përmirësuar, e kemi nisur jo mirë, mund të shpëtosh njëherë në një ndeshje, kur humb ndeshje ke mangësi.

Shërimi nga koronavirusi dhe kthimi në skuadër – Gjërat po shkojnë në progres, s’mund të rri në shtëpi me celular. Stafi ka bërë një punë mbresëlënëse, i kam përgëzuar. Jam bashkuar me grupin që të jetoj punën në çdo moment, besoj se gjërat e mira do vijnë shumë shpejt”, përfundoi trajneri i Kukësit Skënder Gega.

Related posts

DEKLARATA PËR “SHTYLLËN” KRYESORE TË LIVERPOOLIT/ Gary Neville: Ai bën punën e katër mbrojtësve, më i mirë se…

Delo.autor

TALENTI TULIPAN/ BARÇA do me çdo kusht transferimin e super-yllit holandez

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Denoncohet ylli i Real Madrid, nuk i bindet urdhërit të karantinës! (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment