La Liga Sport

FITORJA E KATËR RADHAZI/ Real Madrid mposht Eibar dhe i afrohet Atleticos në krye

Real Madrid ka marrë fitoren e katërt radhazi në La Liga.

Los Blancos kanë mundur 3-1 Eibar-in në javën e 14-të të kampionatit dhe kanë kapur Atletico Madrid në kreun e renditjes me 29 pikë.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë në ndeshjen e luajtur në Estadio Municipal de Ipurua.

Protagonisti i sfidës ka qenë Karim Benzema. Francezi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 6-të dhe ka dhënë asistin për golin e dytë të Modric dhe të tretin e Lucas.

Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 28-të me një kryevepër të Kike.

Related posts

Spalletti rikuperon njeriun e ndeshjeve të mëdha, asgjë serioze për “gladiatorin”

Isa.Autor

DEL KUNDËR EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Agjenti i Gareth Bale: Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe…

Delo.autor

MYRTO UZUNI NË “MODË”/ Një tjetër ekip i madh futet në garë për të

F.autor

Leave a Comment