Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Perez korr suksesin e parë në karrierën e tij, “harakiri” Mercedes. Zhgënjen Ferrari

Piloti meksikan Sergio Perez me Racing Point fitoi garën e Çmimit të Madh të Sakhir zhvilluar në Bahrein. Ai la pas francezin Esteban Ocon me Renault (i dyti) dhe Lance Stroll me Racing Point (i treti).

Një podium surprizë, kushtëzuar nga një gabim i skuadrës Mercedes me të dy pilotët e saj në momentin e ndërrimit të gomave pak xhiro nga fundi, ndërkohë që ishte duke e dominuar garën. Për pasojë, Valtteri Bottas u klasifikua i teti, ndërsa George Russell (në këtë garë zëvendësoi Lewis Hamilton me Covid-19) u klasifikua i nënti.

Mëkat për Russell, që kryesonte i shkëputur garën, por ky gabim i skuadrës i hoqi fitoren. Tjetër dështim për Ferrarin, me Leclerc që u tërhoq pas disa kthesash (aksident me Max Verstappen), ndërsa Vettel u rendit i 12-ti.

Për Perez ky ishte suksesi i parë në Formula 1 në karrierën e tij.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Mesfushori Brandt realizon një EURO GOL nga 27 metra dhe zhbllokon sfidën ndaj Hertha Berlin (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Drejt divorcit me skuadrën greke, mesfushori i Kombëtares në kërkim të një ekipi të ri

Delo.autor

Ahmataj kërkon kohë për të bërë ndryshimin e madh te Kamza

Sadik.Autor

Leave a Comment