Boks Sport

GJYQTARËT IRRITOJNË FLORJAN MARKUN/ Ja vendimi i çuditshëm në sfidën ndaj britanikut Stjuart (VIDEO)

U ngjit mbrëmjet e sotme në ringun e “O2 Arena” të Londrës, boksieri shqiptar,  Florian Marku, i cili disa javë më parë nënshkroi marrëveshje me promotorin e famshëm Edi Hërn, teksa zhvilloi ndeshjen e tetë në boksin profesionist, ku perballë kishte britanikun Xhemi Stjuart, e cila përfundoi në barazim me pikë 78 me 78.

Ky rezultat nuk i pëlqeu aspak boksierit shqiptar, i cili ishte dominues në këtë sfidë ndaj britanikut. Edhe pse Marku e rrëzoi kundërshtarin në raundin e dytë, Stjuart, arriti të çohej, duke vazhduar ndeshjen. Teksa të gjithë prisnin që Maku të shpallej kampion, gjyqtarët dhanë verdiktin për barazim.

Në 7 duelet e tij si profesionist Marku regjistronte 7 fitore, ndërsa rivali i tij Stjuart kishte 2 fitore në karrierë në 2 sfida që kishte zhvilluar gjithsej.

Related posts

“ZJARR” NË TURBINA, PAQE NË FUSHË/ Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues

F.autor

VENDIMET E DISIPLINËS/ Gjobë për klubin e elitës, pezullohet një lojtar

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment