Futboll La Liga Sport

“ISHTE NDESHJA IME E FUNDIT SI…”/ Pas 11 vitesh do të kërkojë aventura të reja, Reali humbet “Galaktikun”…

Paul Burges, kopshtari i Realit të Madridit që nga viti 2009, ka publikuar lajmin se do të braktisë klubin madrilen pas 11 vitesh në terrenet e fushave në “Santiago Bernabeu” dhe në Valdebebas. Ai u shndërrua në një pikë referimi edhe për skuadrat e tjera, falë përkushtimit dhe metodave në mirëmbajtjen e barit.

“Ishte ndeshja ime e fundit si punonjës i Realit të Madridit. Kam qenë këtu në etapën më të jashtëzakonshme të historisë. Pas 11 viteve kam vendosur që t’i jap fund me këtë klub. Pasi i shndërrova fushat e Valdebebasit dhe atë të ‘Bernabeut’ në një pikë referimi dhe të admirueshme nga të gjithë, ka ardhur koha për të kërkuar sfida të reja”, ka thënë Burges në mesazhin e lamtumirës.

Largimi i tij është një humbje e madhe për Realin e Madridit, që do të inaugurojë stadiumin e ri. Kur erdhi nga viti 2009 nga Arsenali, Burges iu dha fund problemeve që ka pasur Reali i Madridit me terrenet e lojës, sidomos aty ku mungon dielli. Reali ka fituar shumë çmime ndërkombëtarë për terrenin e fushave dhe e gjitha kjo ka ardhur falë ambicies, dëshirës dhe përgatitjes së kopshtarit të skuadrës.

Tapeti i “Santiago Bernabeu”-t, por edhe i stadiumit “Alfredo Di Stefano” kanë qenë të mrekullueshëm si në verë ashtu edhe në dimër. Tani duhet që të futen në merkato për ta zëvendësuar personazhin e rëndësishëm, i cili nuk është i njohur, por ka realisht dorë në fitoret e njëpasnjëshme të titujve. Stërvitja në terrene të mira sillte performanca të mira.

Related posts

Barcelona – Real Madrid, statistikat e përballjes, ja kush ka fitore më shumë

Sadik.Autor

DORTMUND MERR TRAJNERIN E RIVALËVE/ Tifozët reagojnë ashpër: Largojeni derrin pa karakter

Delo.autor

“DUAN LAVDI NË EVROPË”/ Mediat në ishull jehonë yjeve të Man.City: Gati për Anglinë

F.autor

Leave a Comment