Futboll Seria A Sport

“JAM FRYMËZUAR NGA TASSOTI”/ Maldini pranon: Mund të isha një mbrojtës më i mirë, por…

France Football e ka përfshirë në Dream Team të Topit të Artë dhe ai, Paolo Maldini, i vetmi italian në këtë super ekip, ka dhënë një interistë për revistën franceze,

“Jam sakrifikuar shpesh për skuadrën, mund të kisha qenë një mbrojtës i majtë më i mirë nëse nuk do të kisha dëgjuar atë që kërkonte trajnerit”, ka thënë drejtuesi i Milan-it.

“Por pikërisht për shkak të sjelljes që kam patur, jam vlerësuar akoma më shumë nga pjesa më e lartë e botës së futbollit”.

Për Roberto Carlos: “Historia e Roberto Carlos tek Inter-i të bën të mendosh: është lënë mënjanë me pretekstin se nuk mbronte mirë kur kjo nuk ishte e vërtetë, ishte një lojtar i vështirë për t’u kapur në befasi një kundër një”.

Në fund, në lidhje me idhujt e tij: “Botërori i 1978-ës ka qenë i pari që kam parë në tv dhe historia e Cabrini-t ka qenë shumë e bukur. Ishte i ri, kishte një pamje solemne dhe ka qenë fantastik!”.

“Në Milano, më pas, jam frymëzuar nga Tassoti: nuk kishte një fizik të madh, por një teknikë të rafinuar. Kam menduar gjithmonë se teknika, përveç forcës atletike, mund të ofronte një rrugëdalje në situata të komplikuara”.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË TRAJNERI/ Skënderbeu gjen kandidatin e parë për stolin, ja emri

Delo.autor

FOTO/ Dëmtimi i rëndë i Mbappe, humb dy supersfidat me Realin në Champions

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ Cicinho: Ja pse Real Madrid e refuzoi Dani Alves…

Delo.autor

Leave a Comment